Njerku abuzonte prej dy vitesh me të miturën, nëna e vajzës e shokuar!

Katërdhjetë Elidon Xhaferri në fillim nuk ka pranuar para gras së vet se ka abuzuar me vajzën e saj. Siç thuhet në dosjen e gjykatës që ka siguruar “Panorama.al”, ai ka kërkuar ballafaqim me të miturën, dhe pasi ajo ka treguar gjithçka, ka treguar se kanë qenë vetëm dy raste ngacmimi.

“Pasi ka marrë vesh nga vajza e saj në lidhje me faktin e abuzimit nga ana e bashkëshortit** deklaruesja pohon se e ka pyetur këtë të fundit. Ai nuk e ka pranuar fillimisht se ka kryer marrëdhenie seksuale me vajzën*** por ka kërkuar ballafaqim.

Në momentin që vajza ka ardhur dhe e ka akuzuar në prezencë të saj që ai kishte dy vjet që abuzonte sekualisht me të duke kryer marrëdhenie seksuale*** deklaruesja pohon se përgjigjja e bashkëshortit të saj ishte se ka ndodhur dy herë** por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme”, thuhet në dosjen e gjykatës.

Ndërsa është shokuar kur ka marrë vesh këtë që ndodhte me të bijën jashtë syrit të saj, nëna e vajzës i ka kërkuar burrit të dalë nga jeta e tyre përfundimisht. Por ai është justifikuar se abuzimi ka ndodhur pa vetëdijen e tij dhe ka kërcënuar se do të vriste veten.

“Deklaruesja pohon se ka qenë e shokuar dhe i ka kërkuar të largohet përfundimisht nga jetët e tyre. Ai ka thënë se do të vrasë veten dhe më pas është larguar. Të nesërmen e ka takuar përsëri dhe i ka thënë se nuk mund të jetojë pa ata dhe i ka treguar se nëse nuk do ktheheshin bashkë ai do të pinte një ilaç dhe të helmohej. Pas kësaj** deklaruesja ka shoqëruar vajzën për të bërë kallëzim në polici”, thuhet në dosjen e gjykatës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme