Mbrëmë është kompletuar xhiroja e pestë e fazës së grupeve e Ligës së Kampionëve.
Tashmë dihen emrat e 12 skuadrave që e kanë prerë nga një biletë për të tetën e finales, ndërsa kanë mbetur të lira edhe katër pozita, të cilat do të mbushen në xhiron e fundit të fazës së grupeve.
Mbrëmë, kualifikimin tutje e siguruan edhe dy ekipe.
Arsenali e dërrmoi Lensin duke e mposhtur 6:0 dhe PSV Eindhoven fitoi me përmbysje ndaj Sevillës, 3:2, për të shkuar tutje në këtë eveniment.
Kualifikimin deri tash e kanë siguruar Bayern Munichu, Arsenali, PSV Eindhoven, Real Madridi, Real Sociedadi, Interi, Lazio, Atletico Madridi, Borussia Dortmundi, Manchester City, Leipzigu e Barcelona.
E në garë për katër pozitat e fundit që kanë mbetur për të tetën e finales janë, Copenhagen, Galatasaray, Manchester United, Napoli, Braga, PSG, Newcastle, Milan, Shakhtar Donetsk e Porto.
Pasi të kompletohet e teta e finales, shorti i saj do të hidhet më 18 dhjetor në Nyon të Zvicrës.