Emri i saj është Sherin Khankan, ajo ka lindur në Danimark nga një baba sirian dhe një nënë finlandeze.
Ajo njihet si një autore e njohur dhe politikane, ku së fundi ka filluar ta bëjë një projekt për ndërtimin e një xhamie në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhag, xhamia do të quhet “Xhamia Mariam”dhe do të udhëhiqet nga një grua imame.
Ajo ka folur për gazetën daneze “Politiken”, që ndërtimin e xhamisë e quan një projekt feministë, duke thënë se në xhamin që shkonte vazhdimisht nuk u ndjente si në shtëpi.
“Unë kurrë nuk jam ndjerë si në shtëpi në xhamin në të cilën shkoj vazhdimisht, ndjehem si e huaj. Shumë gra dhe të rinj nuk shkojnë në xhami sepse ka paragjykime dhe është e dominuar nga meshkujt, është patriarkale”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se kjo xhami nuk do të jetë vetëm për gratë, në të mund të vinë të luten edhe meshkujt./Insajderi.com