Një pinguin i famshëm mbret nga kopshti zoologjik i Edinburgut, është dekoruar si një roje nderi dhe ka marrë një gradë gjenerali në një ceremoni ku morën pjesë 160 ushtarë.
Sir Nils Olav III, i cili jeton në Penguins Rock të Edinburgut dhe madje mban epoletat e tij të ngjitura në një prej krahëve, është i adhuruar nga madhëria e tij, Mbreti i Norvegjisë dhe gjithmonë vizitohet me ceremoni zyrtare.
Në vitin 1961, Garda e Mbretit norvegjez vizitoi Edinburgun për një shfaqje stërvitore dhe majori Nils Egelien u fiksua pas kolonisë së pinguinëve në këtë kopsht zoologjik.
Ai pikasi ngjashmërinë midis marshimit mbretëror të pinguinëve mbretërorë dhe mënyrës se si marshuan ushtarët e Gardës së Mbretit Norvegjez.
Më shumë se një dekadë më vonë në 1972, një pinguin mbret në kopshtin zoologjik u adoptua dhe u emërua pas majorit Nils Egelien dhe mbretit Olav të Norvegjisë që ishte në fron në atë kohë.
Më pas u bë traditë që Garda mbretërore e Norvegjisë të të vizitonin çdo vit pinguinin mbretëror të Edinburgut.
Këtë muaj, Sir Nils Olav u promovua me gradën e gjeneral-majorit për “vendosjen e një shembulli të shkëlqyer për pjesën tjetër të pinguinëve“.
Pinguini tani mban gradën e tretë më të lartë në Ushtrinë Norvegjeze, që do të thotë se Sir Nils tani tejkalon ushtarin prej të cili mori emrin në vitet 70.
Pinguini në fjalë u bë tetar në 1982, rreshter në vitin 1987, rreshter i regjimentit major në 1993, i nderuar rreshter i regjimentit major në 2001 dhe kryekolonel në 2005. Ai mori titullin kalorës në vitin 2008, i cili duhej të miratohej nga mbreti Harald V i Norvegjisë dhe u bë brigadier në vitin 2016.
Ndërsa tani, ai mban titullin Gjeneral Major Sir Nils Olav III, Baron i Ishujve Bouvet dhe nuskë zyrtare e Madhërisë së Tij, Gardës së Mbretit të Norvegjisë.
Shiko Fotot: