Njihuni me lepurin që ka vizituar gjysmën e botës

Lepuri Miffy ka udhëtuar gjysmën e botës si shoqëruese e pronares.

Fluturimi me aeroplan nuk është asgjë e pazakontë për këtë kafshë shtëpiake.

Udhëtimi i parë lindi si domosdoshmëri, pasi pianistja 25-vjeçare Sammy Chen, pronare e lepurit, po lëvizte nga ShBA-ja në Tajvan dhe duhej ta merrte me vete.

“Lepujt zakonisht janë shumë të tensionuar në mjedise të reja.

Shpesh këto sfida janë burim stresi për ta”, tregon Sammy për Euronews.

Ajo vuri re se Miffy ishte vërtet miqësor me njerëzit, kështu që vendosi ta merrte atë edhe në udhëtime të tjera.

A i pëlqen lepurit të udhëtojë?

Siç thotë Sammy, lepujt nuk mësohen të udhëtojnë aq lehtë. Por Miffy nuk duket e mërzitur.

“Disa javë më parë, ne shkuam në një udhëtim dhe ai po vraponte nëpër dhomën e hotelit.

Ai ishte aq i lumtur sa po hidhej përpjetë”, kujton Sammy.

Sammy thotë gjithashtu se lepuri preferon të fluturojë me avion ku mund të hajë e të flejë i qetë, por ka problem me udhëtimet e gjata me makinë.

Ndërsa disa linja ajrore kërkojnë që lepujt të vendosen nën sedilje në kafaz, të tjera i lejojnë kafshët të ulen me pronarët e tyre.

Një nga destinacionet e preferuara të lepurit është Florida.

Deri më tani, përveç udhëtimit të tij fillestar nga Tajvani, Miffy ka udhëtuar nëpër ShBA, por Sammy shpreson që një ditë ata të mund të bëjnë turne në Evropë së bashku.

Përveç Floridës, ata vizituan Bostonin, Las Vegas, San Francisko, Oklahoma, Filadelfia, Karolinën Veriore dhe Jugore, Virxhinia Perëndimore, etj.

Si reagojnë njerëzit kur shohin një lepur udhëtar?

“Njerëzit mendojnë se është vërtet qesharake kur më shohin duke ecur me një lepur.

Filluan të më pyesnin nëse Miffy ka një profil në Instagram”, thotë Sammy.

Ai nuk kishte një të tillë, kështu që pianistja vendosi t’i krijonte një të tillë. Nga këtu nisi dhe fama e lepurushit.

Këshilla për të udhëtuar me një kafshë shtëpiake

Lepujt janë veçanërisht të prekshëm nga udhëtimet pasi shëndeti i tyre mund të përkeqësohet lehtë.

Për këtë arsye, thotë Sammy, gjëja më e rëndësishme është të kontrolloni se ku është veterineri më i afërt.

Ajo gjithashtu sugjeron të mos udhëtoni shumë larg në fillim dhe shton se sigurisht jo të gjithë lepujt janë të gatshëm të udhëtojnë shpesh.

Së fundi, ajo thekson rëndësinë e pushimit.

“Kur udhëtojmë me avion apo makinë, është e lodhshme edhe për njerëzit.

Kështu që zakonisht e lija lepurin të pushonte një ditë para dhe pas udhëtimit”, përfundoi ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme