Njihuni me shqiptaren, këshilltare e lartë në Parlamentin britanik

U nis drejt Britanisë si emigrante, por jeta dhe historia prekëse e një vajze të vogël nga Vlora na ka bërë të gjithëve të besojmë tek forca e vullnetit dhe punës.
Shqiptarja Sindi Selmani emigroi së bashku me familjen në Angli, ku hasi një sërë vështirësish dhe ju desh shumë të adaptohej me shoqërinë konservatore dhe të mbyllur. me të cilën u përball.

Ajo ishte vetëm 7-vjeç kur u largua nga Vlora dhe mbase kurrë nuk do ta kishte besuar se një ditë “emigrantja shqiptare” do të arrinte që të punonte në Kryeministri, madje do të ishte një nga njerëzit e besuar të David Camron.

Por ja që ndodhi, dhe Sindi u tregoi të gjithëve forcën e gjakut shqiptar që i rridhte në vena.

Shqiptarja u ngjit lart e më lart, duke hartuar madje të gjitha fjalimet e ministrave britanike. Sot është këshilltare ligjore në parlamentin britanik .

Sindi ia doli madje të punonte më ish-kryeministrin e famshëm britanik, David Cameron, të cilin e përshkruan si një njeri të shkëlqyer.

Në një intervistë, ajo ka shpjeguar të gjithë udhëtimin e saj për të arritur në parlamentin britanik, duke na frymëzuar kështu të gjithëve, por mbi të gjitha duke na bërë krenarë.

Sot Sindi është një ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë në botë, dhe u ka treguar të gjithëve se puna e palodhur dhe ambiciet për të ecur përpara janë vlerat e vërteta të popullit tonë./JOQ.al

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/njihuni-me-shqiptaren-keshilltare-e-larte-ne-parlamentin-britanik-475469/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme