Por, për snajperistin që njihej me nofkën ‘Vdekja e Bardhë’ ky epitet nuk mjafton. Finlandezi Simo Hayha besohet se është snajperisti që ka kryer më së shumti vrasje në histori, kryesisht gjatë Luftës së Dimrit, siç njihet beteja mes Finlandës dhe Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Atij i atribuohen saktësisht 505 vrasje gjatë këtij konflikti. Ushtria finlandeze ishte shumë më inferiore se ‘Ushtria e Kuqe’ e Rusisë, prandaj atyre iu desh të përdornin taktika të mençura për ta ndalur ofensivën ruse drejt shtetit të tyre. Kështu, Simo Hayha vishej me rroba të borës dhe merrte me vete furnizime vetëm për një ditë.
Gjatë pritjes, ai mbante borë në gojë për të shmangur zbulimin e pozicionit nga frymëmarrja në të ftohtë. Brenda 100 ditëve, ai arriti të eliminojë më shumë se 500 ushtarë rusë, pa e çuar dëm asnjë plumb të vetëm dhe në temperatura që shkonin deri -40 gradë Celsius.
Gjatë bombardimeve rutinore nga ushtria ruse, ai pëson një dëmtim të rëndë në kokë, duke rënë kështu në komë për 11 ditë me radhë. Ushtari i famshëm u zgjua nga koma ditën që përfundoi lufta, për të jetuar deri në moshën 96 vjeçare.