Njihuni me telefonin më të vogël të mençur në botë (Foto)

Derisa shumica e kompanive lidere teknologjike prodhojnë telefona me ekrane sa më të mëdha, kompania Unihertz ka prodhuar ndoshta telefonin më të vogël të mençur 4G në botë me emrin Jelly.

Jelly ka ekran 2,45 inç dhe është i dizajnuar në atë mënyrë që mund të qëndrojë në xhep pa e humbur funksionalitetin. Ai punon me sistem operativ Android Nougat dhe është i prodhuar në tri ngjyra, të bardhë, të kaltër dhe të zezë. Telefoni ka kamerë kryesore prej 8 MP dhe kamerë për selfi prej vetëm 2 MP.

Ky lloj telefoni mund të jetë i dedikuar ai alternativë e përdoruesve të telefonave të mençur, të cilët mund ta përdorin si telefon shtesë për biznes, transmeton Verge.

Kompania Unihertz njoftoi se Jelly do të arrijë kësaj vere në treg dhe do të ketë çmim prej 59 dollarë amerikanë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme