Njoftimi për takimin e zyrtarëve të Kosovës me kryetarin e KE-së mbyllet me një fjali të tij

Presidenti, kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme të Kosovës, janë takuar sot me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në komunikata të ndara për këtë takim, zyra e presidentit Hashim Thaçi nuk ka përfshirë as edhe një fjali të Tusk, derisa ajo e kryeministrit e ka përfshirë vetëm një fjali në të cilën thuhet se Tusk ka vlerësuar se BE-ja duhet të dëshmojë mbështetjen për rajonin.

“Presidenti Thaçi ka falënderuar kryetarin Tusk për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në vjetet e fundit, duke mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe hapjen e perspektivës evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatën e dërguar nga presidenca, transmeton Koha.net.

“Si shteti më pro-evropian, Kosova dhe shtetet tjera të rajonit kanë nevojë për qartësi dhe dinamikë të re të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi në këtë takim.

“Presidenti Thaçi ka shtuar se qytetarët e Kosovës kanë nevojë të bëhen pjesë e mobilitetit në Evropë, përmes liberalizimit të vizave dhe pjesëmarrjes në tregun evropian. Në këtë takim është biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave, përmbushjen e reformave dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme”, mbyllet komunikata e presidencës për takimin me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Ramush Haradinaj, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, së bashku me Presidentin e vendit Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk. Në këtë takim është biseduar për rrugëtimin evropian të Kosovës, duke e shprehur përkushtimin e vendit për të ardhmen evropiane”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit që ka thënë se procesi i Kosovës në BE duhet të përshpejtohet me veprime konkrete.

“Vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin drejt familjes së madhe evropiane. Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet me veprime konkrete. Kosova po e përmbushë agjendën evropiane”, ka thënë ndër tjerash ai.

“Ndërkaq, presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, vlerësoi se BE-ja duhet të dëshmojë mbështetjen e palëkundur për perspektivën e rajonit dhe se Brukseli përshëndet çdo progres që ka bërë Kosova”, thuhet në fjalinë e vetme të asaj që ka thënë Tusk gjatë tërë takimit me zyrtarët më të lartë të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme