Ermal Sadiku, specialist i kriptovalutës në Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk mund të stabilizohet deri sa të kalojë edhe një kohë.
“Bitcoin nuk është zbuluar për të bërë biznes. Nuk është qëllimi për të fituar, por të bëj një mënyrë për të decentralizuar mënyrën e pagesës. Është bërë investim sepse është në momentet e para dhe shumë janë duke i besuar. Një vit më parë vlera e një bitcoini ka qenë nën 1000 euro. Vlera do të bie, do të hip, do të bie dhe do të hip. Derisa nuk stabilizohet dhe kalon një kohë”, u shpreh Sadiku.
Ai tha se duhet të llogaritet që mund të bie e tëra.
“Është shumë e vështirë t’i caktohet vlerë. E para është anonim dhe e dyta është me shpërnda edhe e treta është i shpejt në përdorim, është më i shpejt sesa bankat. Tash me bë një transfer në Amerikë të bën dy ditë njëjtë si t’i hipësh aeroplanit e t’i dërgosh. Njerëzit janë lodhur dhe po duan ta fuqizojnë një mënyrë tjetër”, ka thënë ai.
© KOHA.