HMD ka mbajtur një profil mjaft të ulët kur është fjala për linjën Nokia dhe të ardhmen e saj. Sidoqoftë, ne tashmë jemi mjaft të sigurt se ka të paktën një pajisje premium – Nokia 9 (më parë Nokia 8) – një procesor Snapdragon 835, dhe një çmim të përfolur prej 750 euro.
Një rrjedhje e kohëve të fundit e GeekBench ofroi një paraqitje të shkurtër në atë që po formësohet si një produkt i plotë. Dhe tani një listë e re shfaq modelin e ri të telefonit Nokia, me një RAM memorie prej gjithsej 8GB.
Sa i përket specifikave tjera, Nokia 9 besot të ketë ekran prej 5.3. inç, hapësirë ruajtëse prej 64GB, kamerën kryesore dyshe me 13MP dhe RAM memorie prej 4GB apo ndoshta 8GB.