Nokia ka gati telefonin e fuqishëm Supreme

Kompania Nokia pritet që në Kongresin Botëror të telefonisë mobile të lansojë një seri të telefonave me Android dhe njëri prej tyre pritet të jetë Nokia 8 Supreme.

Sipas faqes Slashleaks, Nokia 8 Supreme do të vijë me ekran 5.7-inç Quad HD me rezolucion 2560×1440 pixels.

Pajisja e re pritet të ketë njërin prej procesorëve Qualcomm Snapdragon 821 ose Snapdragon 835, transmeton Koha.net.

Telefoni i Nokias do të ketë 4 ose 6 gigabajt RAM të kombinuar me memorie të brendshme prej 64 ose 128 gigabajt.

Specifikat tjera përfshijnë kamerën kryesore me 24 megapixel ndërsa ajo ballore do të jetë 12 MP.

Detajet e këtij telefoni do të konfirmohen në Kongresin që do të mbahet në muajin shkurt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme