“Non grata”, Berisha në konferencë për mediat: Kam dorëzuar padinë për shpifje në Gjykatën e Parisit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të enjte një konferencën për mediat.

Berisha bëri me dije se pas njoftimit për shpalljen “non grata” nga Sekrerati i Shtetit Antony Blinken, ka dorëzuar në Gjykatën e Parisit padinë për shpifje ndaj këtij të fundit.

“Këtë konferencë e kam thirrur për të njoftuar qytetarët se avokati im, Jean-Yves Le Borgne ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Siç ju kam njoftuar se pas vendimit të sekretarit të shtetit Bliken për të më shpallur “non grada” mua dhe familjen time bazuar në shpifje, nga lobimi i Ramë dhe Soros, unë autorizova avokatin tim në Francë të ngrejë padi për shpifje. Javën që kaloi avokati ka dorëzuar padinë”, tha Berisha.

/abcnews.al/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme