Norma totale e interesit për kredinë nga Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do të jetë më e ulët se margjina prej 4.5 për qind. Këtë e paralajmëroi Kryeministri Hristijan Mickoski, duke shpjeguar se vendi përdor rejtingun e kredisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili sipas tij është më i miri që mund të merret në treg në këtë moment. Kryeministri theksoi gjithashtu se kushtet financiare ende nuk janë dakorduar plotësisht, por shpjegoi edhe se si do të zgjidhet institucioni financiar nga i cili do të merret kredia.
“Jemi në bisedime me institucione financiare që vijnë nga ai vend dhe kemi strukturë të përafërt se cila do të jetë norma e interesit për atë kredi dhe do të thosha se është nën margjinën e ulët. Megjithatë, nuk do të shkojmë me nënshkrim të drejtpërdrejtë të marrëveshjes me atë institucion financiar, por përkundrazi, Ministria e Financave, pasi ta ketë marrë kërkesën nga institucionet që janë bartëse të projektit, le të themi Hekurudhat- infrastruktura ose Ministria e Shëndetësisë për spitalet, do të dalë në tregun ndërkombëtar dhe do të zhvillojë dialog konkurrues, këtu kemi përcaktuar me 18 deri në 20 huadhënës potencial. Midis tyre do të jenë bankat evropiane. Do të zgjidhet ai që është i gatshëm të financojë projekte të tilla me normë interesi të caktuar dhe konkurruese,” tha Hristijan Mickoski Kryeministër. /alsat.mk