Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në këto komente pritet të dalin para mediave pas takimit në Nish në përpjekje për zgjidhjen e çështjeve kontestuese ndërmjet dy vendeve fqinje, pas tensioneve diplomatike, që çuan Beogradin të tërheq personelin diplomatik nga Ambasada e Serbisë në Shkup.
Marrëveshja për takimin e sotëm u arrit gjatë një bisede telefonike të dy ministrave, por edhe bisedës që patën të martën kryeministri Zoran Zaev me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas kësaj bisede, Ministria e jashtme e Serbisë ka njoftuar se të dy palët “do t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura nëpërmjet dialogut me synim të përmirësimit të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve”. Gjatë ditës së djeshme disa pjesëtarë të personelit të Ambasadës së Serbisë kanë filluar të kthehen në Shkup.