Norvegjia dyshon që Rusia po e spiunon përmes një balene

Ekspertët detarë në Norvegji besojnë se e kanë zbuluar një balenë të bardhë që është trajnuar nga marina ruse si pjesë e një programi për përdorim të gjitarëve ujorë si forcë speciale për qëllimet e tyre.

Peshkatarët në ujërat afër fshatit të vogël norvegjez të Ingas raportuan javën e kaluar se një balenë e bardhë me rripa të çuditshëm ka filluar t’i pengojë anijet e tyre të peshkimit.

“Ne ishim duke i tërhequr rrjetat kur e pamë një balenë që notonte mes anijeve tona. Na u afrua dhe posa erdhi afër, pamë që në trup i kishte disa rripa”, tha peshkatari Joar Hesten.

Sjellja e çuditshme e balenës, e cila vazhdimisht mundohej të qëndronte afër anijeve të peshkimit dhe t’i tërhiqte litarët e tyre dhe fakti që në trup kishte rripa që dukej se kishin kamerë të vogël kanë ngjallur dyshime te ekspertët detarë që balena është trajnuar nga Rusia. Për më tepër, në pajisjen që u gjet në trupin e balenës shkruhej “Pajisje e Shën Perërsburgut”.

Peshkatari tha se balena ishte shumë e zbutur dhe dukej sikur është e mësuar me qëndrimin me njerëz.

“Nëse kjo balenë ka ardhur nga Rusia, ajo nuk është dërguar nga shkencëtarët rusë, por nga forcat detare”, tha Martin Biuw nga Instituti për Kërkime Detare në Norvegji.

Në vitet e tetëdhjeta, Bashkimi Sovjetik e kishte zbatuar një program për rekrutimin e delfinëve për trajnim ushtarak për shkak të shkathtësive dhe kujtesës së mirë të tyre, duke i bërë ata të përshtatshëm për zbulimin e armëve, shkruan “The Gurdian”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme