Not e varka ilegale në burimin e ujit të pijshëm në Liqenin e Batllavës

Aktivitetet ilegale që zhvillohen në burimet e ujit të pijshëm, paraqesin rrezik për shëndetin publik. Një vendim i ekzekutivit i vitit 2013 e ndalon rreptësisht notin dhe lundrimin në Liqenin e Batllavës, duke ngarkuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për zbatimin e tij. Por në terren ligji nuk ekziston.

Aktivitetet ilegale që zhvillohen në burimet e ujit të pijshëm, paraqesin rrezik për shëndetin publik. Një vendim i ekzekutivit i vitit 2013 e ndalon rreptësisht notin dhe lundrimin në Liqenin e Batllavës, duke ngarkuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për zbatimin e tij. Por në terren ligji nuk ekziston.

Qytetarë të shumtë hyjnë lirshëm dhe lundrojnë me varka ilegale, pa asnjë kontroll apo masë sigurie. Ky paradoks, midis ndalesave ligjore në letër dhe anarkisë totale në terren, shpërfaq një dështim të rëndë institucional të mbikëqyrjes. Situata në Liqenin e Batllavës prek drejtpërsëdrejti dy aspekte kritike: sigurinë e jetës së qytetarëve dhe ndotjen e burimit kryesor të ujit të pijshëm për rajonin e Prishtinës dhe Podujevës.

Për më shumë se një dekadë, Liqeni i Batllavës, një nga burimet kryesore të ujit të pijshëm në Kosovë, është shndërruar në një zonë të jashtëligjshme rekreative. Pa asnjë kontroll institucional, qytetarët hyjnë lirshëm për not, ndërsa varkat ilegale sfidojnë hapur zonat e mbrojtura ujore.

Teksa institucionet heshtin dhe ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, bilanci i tragjedive njerëzore dhe rreziku i ndotjes së ujit shtohen çdo vit.

Një vendim i qeverisë i vitit 2013 e thotë qartë se ndalohet çdo veprimtari në Zonat I dhe II të mbrojtjes së akumulimit dhe se gjithçka mund të bëhet me leje. Megjithëkëtë, kur pyeten se sa leje u lëshuan në një dekadë dhe kush po e kontrollon Batllavën, menaxhmenti i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ zgjedh heshtjen.

Shumica e qytetarëve që frekuentojnë Batllavën nuk dinë se hyrja në disa pjesë të liqenit është e ndaluar me ligj. Ata vazhdojnë të notojnë, të lundrojnë me mjete të palejuara dhe të kalojnë ditën pranë ujit, pa asnjë paralajmërim, pa mbikëqyrje dhe pa masa sigurie.

“Vendi është shumë i bukur, shumë i qetë, por diçka që nuk më pëlqen janë mbeturinat që janë këtu nga ne frekuentuesit. Është e papranueshme se si mundet një njeri ta bëjë vendin e vet kështu… mbeturinat, veturat… Unë nuk kam qenë në dijeni që është e ndaluar, por mbeturinat janë problemi kryesor”, thotë Arnim Selmanaj, qytetar.

“Na jemi veç banorë këtu. Unë nuk e di nëse është e ndaluar ose jo, por ajo që më pengon më së shumti është se ka shumë mbeturina. Ka njerëz që nuk di as çka me ju thanë”, thotë qytetarja Viola Ibishi.

Por, mosinformimi i qytetarëve është vetëm njëra anë e problemit. Ministria e Mjedisit nënvizon se kompetencat për të mbajtur rregull në këtë pasuri ujore janë të ndara saktë me dokumente zyrtare. Sipas këtij dikasteri, vendimi i vitit 2013 e obligon drejtpërdrejt kompaninë rajonale jo vetëm të shesë ujë, por ta mbrojë atë fizikisht.

“Mbikëqyrja dhe monitorimi nuk ka qenë i mjaftueshëm nga institucionet për fat të keq dhe kjo ka sjellë edhe paqartësi”, thotë Fatri Zhitia. zëdhënës në Ministrinë e Mjedisit.

Këtë e konfirmon edhe vetë vendimi, nenet 9 dhe 10, që e ngarkon Kompaninë rajonale të ujësjellësit, mbrojtjen e zonave të mbrojtura si dhe ndalon qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve në Zonën i, përfshirë edhe ndërtimin e objekteve turistike. Por ajo që shihet në terren është krejtësisht e kundërta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme