Pajisja e cila pritet të dalë këtë verë, mendohet të ketë një ekran prej 6.3 inç, teksa S8 Plus e ka 6.2. Analistët e teknologjisë në fakt e quajnë të panevojshme këtë madhësi.
S8 Plus është fantastik për të parë filma dhe spektakle televizive, por shumë njerëz e kanë të vështirë të arrijnë skajet e telefonit, teksa e përdorin me një dorë.
Për çudi, Samsung ka vendosur të rrisë përmasat e ekranit të këtij lloj smarpthone për shkak të dizajnit të ri “bezel-less’ që ka futur me S8 dhe S8 Plus.
Raportimet thonë se Samsung mund të tërhiqet nga linja Note, pas katastrofës së një viti më parë me Note 7.