Noterja greke vritet nga tre shqiptarë, babai, djali dhe shoku në pranga pasi e ekzekutuan me qëllim për ta grabitur

Tre shtetas shqiptarë, janë arrestuar nga autoritetet greke për përfshirje në vrasjen makabre të një notereje 69-vjeçare në ishullin Zakynthos, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të këtij viti.


Ngjarja ka ndodhur teksa viktima po kthehej në banesën e saj, ku autorët e pritën dhe më pas hynë me forcë në shtëpi, me qëllim grabitjen. Sipas të dhënave hetimore, çelësi i zbardhjes së ngjarjes u bë arrestimi i njërit prej autorëve që jetonte në zonën e Nemeas. Ky i fundit, gjatë marrjes në pyetje dhe pasi iu paraqitën provat, pranoi të rrëfente në detaje gjithçka kishte ndodhur natën fatale.

Ai deklaroi se kishte udhëtuar drejt Zakynthosit një ditë para ngjarjes, në bashkëpunim me një tjetër person që banonte në ishull dhe që kishte informacion se noteria mbante para në banesë. Autorët qëndruan në një dhomë me qira, e cila u sigurua nga bashkëpunëtori lokal.

“Veshëm kapuçë, maska dhe doreza. I bëmë pritë,” ka deklaruar njëri prej të arrestuarve. Sipas tij, në momentin që viktima po hynte në shtëpi, u sulmua për t’i marrë çelësat. Ai shton se tentoi të hapte derën, por e pa gruan të rrëzuar dhe të mbuluar me gjak. “I thashë ‘ikim’ dhe u larguam.”

Pas krimit, dy nga autorët u larguan në këmbë për afro një orë, përpara se të thërrisnin djalin e njërit prej tyre që t’i merrte me makinë. Gjatë rrugës ata hodhën thikat dhe dogjën rrobat për të humbur gjurmët.

Hetimet tregojnë se autorët punonin në ndërtim dhe kishin planifikuar grabitjen me objektiv noteren, e cila jetonte e vetme. Djali i autorit të dyshuar kryesor kishte rolin e shoferit, ndërsa goditjen fatale me thikë në pjesën e brendshme të kofshës së majtë, që shkaktoi hemorragji të pakontrollueshme dhe vdekje të menjëhershme, dyshohet se e kreu babai. Ky i fundit, megjithatë, nuk e ka pranuar autorësinë e aktit, ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij, përfshirë të birin.

Trupi i pajetë i noteres u gjet mëngjesin e ditës pasardhëse nga i biri, pranë hyrjes së banesës, afër automjetit të saj. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vdekja ishte pasojë e një plage të shkaktuar nga një mjet i mprehtë dhe shpues.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rolin e secilit prej autorëve dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat e ngjarjes tragjike që tronditi komunitetin lokal në Zakynthos.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme