Nova Tv raporton se Prokuroria publike e Maqedonisë ka filluar procedura parahetimore për financim të paligjshëm në procesin zgjedhor ndaj disa OJQ-ve dhe Lëvizjes BESA, shkruan NovaTv.mk.
Sipas burimeve të kësaj media, bëhet fjalë për financime të OJQ-së nga ana e donatorëve si qeveria e SHBA-ve dhe dhe nga fondacioni ”Instituti Shoqëria e Hapur”, ndërkaq lënda është hapur pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme, pak para fillimit të fushatës së OBRM-PDUKM-së të quajtur ”desorosoidizimi”.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, në hetime janë përfshirë shërbimet e larta të sigurisë në polici, ndërkaq ekipet bashkërendohen nga drejtori i Byrosë për siguri publike.
Ndërkohë, mediat shkruajnë se rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit mbase ua kanë prishur të gjitha hesapet edhe VMRO-BDI-së, dhe ky mund të jetë shkaku, VMRO-së i pengon Ridefinimi i BESËS, ndërsa BDI-së edhe publikisht shumëçka që lidhet me BESËN.