NPRRSH: Nuk ka devijime nga periudha e planifikuar për lëshim të një pjese të autostradës Kërçovë – Ohër

Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRR) thonë se aktualisht nuk ka devijim nga periudha e planifikuar për vënien në funksion të një pjese të autostradës Kërçovë-Ohër, nga Vërbjani deri në Ohër, me përjashtim të pjesës pranë Botunit, pasi paraprakisht ishte paralajmëruar se kilometrat e parë do të vihen në funksion në fillim të sezonit veror.

Në një deklaratë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, nga NPRRSH sqarojnë se po kryhet punë intensive në terren me theks të veçantë në pjesën nga fshati Vërbjani deri në Ohër, ku po kryhet asfaltimi në pjesën nga Vërbjani deri në Botun – traseja kryesore.

“Po përparon me shpejtësi ndërtimi i rrugëve hyrëse nga Vërbjani der në Slivovë, Slivovë-Arbinovë, Arbinovë-Izdegllavje, Izdegllavje-Pesoçan, Pesoçan-Novosellë, Novosellë-Botun, si dhe ndërtimi i rrugëve hyrëse për në fshatin Gorenci dhe fshatin Orovnik. Po realizohet faza e fundit para asfaltimit dhe aktiviteteve të ndërtimit në kryqëzimet Arbinovë dhe Izdegllavje, është duke u vendosur gardh teli dhe një gardh elastik, ndërsa në Klimeshtan ana e djathtë është përfunduar dhe është lëshuar nën një regjim të përkohshëm trafiku dhe tani po fillojnë aktivitetet në anën e majtë të rrugës kryesore. Faza e parë e kryqëzimit të Trebenishtës ka filluar dhe po kryhen punime intensive nga Podmolje deri në hotel Ambasador për ndërtimin e shtyllave për rrugën, ndërtimin e një muri mbajtës, si dhe ndërtimin e një rrjeti të kanalizimeve dhe ujërave atmosferik. Po punohet edhe në mbikalimin te Shën Erazmi, por edhe në anën e majtë nga Podmolja deri në Ohër, ku po instalohet një gardh elastik në pjesën qendrore, si dhe po kryhen punime përgatitore për asfaltimin e anës së djathtë të rrugës kryesore”, thonë nga Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme