Ndërmarrja për Qarkullim Publik (NQP) – Shkup informon se me rastin e festave fetare, gjatë tre ditëve të ardhshme, gjegjësisht gjatë kësaj fundjave të zgjatur, 6, 7 dhe 8 qershor, do të funksionojë orari I së dielës. Të shtunën, sportelet e biletave dhe qendrat e personalizimit do të punojnë gjatë orarit të rregullt të punës. Të premten dhe të dielën, sportelet e biletave dhe qendra e personalizimit të Qendrës së Transportit do të jenë në detyrë me orar pune nga ora 8:00 deri në orën 14:00. Teleferiku do të funksionojë normalisht gjatë fundjavës të shtunën dhe të dielën, me orar pune nga ora 10:00 deri në orën 20:00, me udhëtimin e fundit nga poshtë lart nga ora 19:30 deri në orën 19:45.