“Nuk bëra krim, ishte kurth”/ Zbulohen dëshmitë për videoskandalin e Gjicit! Vajza: Doja të mbrohesha, më ngacmoi herën e parë

Janë zbuluar dëshmitë e Safet Gjicit dhe Alma K. në lidhje me videoskandalin e ndodhur në bashkinë e Kukësit.

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar fjalët e Gjicit, i cili gjatë seancës ka thënë se nuk ka kryer asnjë krim por ka rënë në kurth. Ai ka kërkuar ndryshim mase dhe jo arrest me burg.

Nga ana tjetër Alma.K ka deklaruar se e ka bërë videon për t’u mbrojtur në rast se Gjici e ngacmonte, pasi në takimin e tyre të parë, sipas saj, Gjici e ka ngacmuar.

Avokati i Gjicit kërkoi ndryshim mase nga arrest në burg në një dënim më të lehtë, sepse sipas avokatit Gjici nuk është i rrezikshëm, ka aktivitete biznese dhe nuk ekziston rreziku i marrjes se provave.

Safet Gjici: Nuk kam kryer krim. Rashë në kurth. E kam dënimin për atë që bëra. Jam  dakord me qëndrimin e  avokatit. Kërkoj ndryshim mase.

Kjo kërkesë e Gjicit nuk u pranua nga gjykata.

Alma K: E bëra ngaqë më ngacmoi gjate takimit herën parë, vendosa ta filmoja. E bëra për tu mbrojtur.

 

 

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme