“Nuk do t’ua fal kurrë” – SPAK lëshoi urdhër kontrolli në banesën e dy motrave, Giovana: Ky shtet ordiner që nuk janë të zotë të kapin kriminelët

Pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) lëshoi një urdhër kontrolli për banesën e dy motrave, Giovana dhe Alda Nikolli Giovana ka reaguar menjëherë me anë të një postimi në rrjete sociale.


Giovana në postim tregon se si i janë sekuestruar 7 telefona, i është ushtruar presion pa urdhër të gjykatës. Po ashtu ajo tha se “nuk do t’ia falë kurrë këtij shteti ordiner” ku sipas saj i kanë hyrë me forcë edhe në shtëpinë e prindërve të saj duke i sekuestruar sende personale.

“Për çdo shqetësim, presion, sekuestrim mbi 7 telefona, por edhe t’i hyjnë nënës dhe babit në shtëpi ky shtet ordiner që nuk janë të zotë të kapin kriminelët nuk do t’ua fal kurrë e sdo të ndaloj së daluri në media për të drejtat e mia” shkroi ajo në insta story.

“Nuk e di dmth po të vijnë kontroll në shtëpi të shkatërrohet banesa .. të ushtrohet presion dhe të sekuestrohen sende private pa urdhër të gjykatës veç këtë shtet ordiner kam parë. Perveç kësaj të ikin tek shtëpia e prindërve që skanë lidhje ti sekuestrohen telefoni nënës e babës pa pik lidhje.. mundësisht tu shku ne SPAK po thuajse cdo dit duke u pyetur e duke ushtru presion psikologjik mbi mua” – shtoi ajo.

Kujtojmë që motrat Nikolla, të cilat kanë lidhje me personazhe të botës së krimit, iu vendos tritol në derën e banesës ku jetonin me qira në Elbasan në orët e para të mëngjesit të 14 Korrik, ku humbi jetën tragjikisht komshiu i tyre 29-vjeçari, Enea Themollari.

Giovana Nikolli është e dashura e vrasësit me pagesë Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.

Ndërsa e motra e saj, Alda Nikolli krijoi një romancë me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani (po ashtu i kthyer në të penduar të drejtësisë), teksa ky i fundit ndodhej në qeli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme