“Ende nuk mund ta besojmë. Nuk është e lehtë të kuptosh që Elena nuk është më.” Kështu është shprehur sot për mediat drejtuesja e kopshtit ku shkonte 5-vjeçarja që e cila u vra nga nëna e saj Martina Patti në Itali.
Veronica Piazza, e prekur nga ajo që ka ndodhur, është shprehur për mediat se vajza ishte shumë e lidhur me të ëmën dhe pjesën tjetër të familjes dhe për këtë arsye ata nuk besonin se pikërisht Veronica mund t’i kishte marrë jetën vogëlushes.
Kamerat e survejimit të kopshtit kanë kapur momentet e fundit të jetës së vogëlushes, teksa vrapon për të përqafuar nënën e saj , pak para se gruaja ta godiste me thikë dhe ta fuste trupin e saj në një thes.
“A e përqafon kur del nga kopshti? Është një veprim që e bënte gjithmonë. Ishte normale për ne që vajza e vogël sa here shihte nënën apo babain vraponte për t’i përqafuar. Nuk e shpjegoj dot.”
Sipas saj, nëse Elena do të kishte pasur ndonjë problem me nënë, stafi në kopsht do ta kishte vënë re.
“Ajo do të na kishte thënë diçka, do ta kishim marrë me mend.”
Pas tronditjes, tani vjen pjesa më e vështirë për mësuesit, t’u tregojnë fëmijëve të tjerë në shkollë se çfarë ka ndodhur me Elenën.
“Nënat e tjera, tha Piazza, janë po aq të trishtuara sa ne, sepse shumë e njihnin Elenën. Ajo çdo ditë duhej të përshëndeste të gjithë fëmijët e kopshtit në dalje, edhe ata që nuk ishin në klasën e saj. Përveç kësaj, nuk e dimë. Si t’u them shokëve të saj se janë shumë të vegjël.”