“Nuk e kam lexuar dhe s’jam njohur me materialin”, kryebashkiaku i Maliqit për kallëzimin e PD-së në SPAK: Më duket një veprim jo i duhur, kemi pezulluar të gjitha punësimet e reja

Kryebashkiaku socialist i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar lidhur me kallëzimin e Partisë Demokratike në SPAK ndaj tij. Topçiu ka deklaruar se nuk ka pasur mundësi ta lexojë ende materialin e dorëzuar nga Ivi Kaso në SPAK, por është njohur me të përmes bashkëpunëtorëve të tij.


Në qendër të denoncimit të PD-së janë tre akuza kryesore, asfalti elektoral, tenderat elektoralë dhe punësimet e përkohshme në funksion të fushatës zgjedhore. PD thekson se këto veprime janë një shkelje flagrante e ligjit dhe përdorim i burimeve publike për përfitime politike.

Megjithatë, Topçiu ka theksuar se investimet në fshatra nuk janë favorizime. Sipas tij, bërja e rrugëve shërben për të gjithë, pa dallim politik, dhe ka interes të përgjithshëm.

Lidhur me punësimet e reja, ai ka shtuar se ato janë pezulluar me urdhërin e tij si kryetar bashkie.

Reagimi i kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topçiu pas kallëzimit penal të Ivi Kasos në SPAK:

Nuk e kam lexuar materialin, bashkëpunëtorët e mi më kanë çuar diçka, por nuk e kam lexuar dhe nuk jam njohur me materialin. Nga ajo që më kanë treguar bëhet fjalë për dy momente, për punësime në periudhë zgjedhjesh dhe në momentin e dytë me investime publike në territor, apo prokurime publike.

Dua të sqaroj se me një urdhër të nxjerrë nga ana ime i kemi pezulluar të gjitha punësimet të reja, këtë mund ta verifikoni në institucionin e Bashkisë. Momenti i dytë ka të bëjë me investime të cilat janë investime të miratuara me vendim të Këshillit të Bashkisë me vendim të vitit 2024. Janë procedura normale, standarde, nuk kemi bërë shtesa në periudhën 4 mujore të zgjedhjeve kështu që është një punë normale e bashkisë.

Ne konceptin tim unë mendoj që institucionet tona duhet të punojnë sipas një miratimi që Këshilli i Bashkisë ka bërë, sipas miratimit që bën Agjencia e Prokurimeve Publike, që është institucion që shikon edhe bazueshmërinë ligjore . Kështu që më duket një veprim jo i duhur por megjithatë institucionet përkatëse ta verifikojnë dhe të shikojnë cila është shkelja apo abuzimi që ne kemi bërë.

Nuk mund të quhet favorizim në qoftë se unë investoj në të gjitha fshatrat e bashkisë. Është një investim 3 vjeçar për vitet 2025- 2026- 2027 i shpallur me vendim te Këshillit të Bashkisë, i miratuar nga institucioni i Prefektit, vazhdon me procedura standarde. Ne nuk bëjmë rrugë për të majtë apo për të djathtë, bëjmë rrugë kudo në të gjithë bashkinë . Le ta shikojnë komunitetet tona sa të vërtetë jemi për këtë pjesë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme