‘Nuk e ke fajin ti Ogertë, fajin e kanë profesorët e partisë’

Nga Elona Caslli

Ti nuk ke hiç faj Ogertë. Në një vend normal ku funksion meritokracia ti as me mendim nuk e prekje postin e Ministres së Shëndetësisë, por duke qenë se jemi në një vend anormal detyrohemi të dëgjojmë broçkullat e tua.

E para Ogertë kur të përdorësh si pikë referimi një studim për të mbështetur një argument duhet të thuash se kush e ka bërë këtë studim.

Kush është autori apo grupi i autorëve?! Sa njerëz morën pjesë në këtë studim dhe në fund të paraqesësh rezultatet e këtij studimi.

Ti Ogertë nuk mund të dalësh para shqiptarëve dhe t’u thuash- Mësuesit duhet ta bëjnë vaksinën se është bërë një studim që ka treguar se një mësues i pavaksinuar dhe pa maskë infekton gjysmën e klasës.

Shqiptarët nuk mund të marrin të mirëqënë ekzistencën e studimit vetëm se e thua ti Ogertë.

Kam përshtypjen se me të njëjtin “seriozitet” që trajtoje dikur projektet në bashki, trajton dhe fjalën ” studim”. Jo zonjë. Janë dy gjëra krejt të ndryshme, por je e mirëkuptuar teksa i ngatërron, pasi kaq mundesh dhe kaq mendon.

Nuk mund të shkosh përtej projekteve modeste në bashki.

Megjithatë, ti nuk ke asnjë faj. Faji qëndron tek Profesoret e Partisë që ulen në të një tryezë me ty dhe tundin kokën kur ti flet për studime imagjinare.

Ti ke të gjithë të drejtën e botës që pas syzeve dhe pamjes prej intelektualeje të lodhur të imagjinosh, tē ëndërrosh dhe t’i poshtërosh shqiptarët, për sa kohë Profesorët e Partisë shohin me sytë e Partisë, mendojnë me mendjen e Partisë dhe heshtin me urdhrin e saj.

Post Scriptum: 

Sa të bukura syzet! Kështu i mbaje edhe kur ishe drejtoreshë në bashki.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme