Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, njofton se Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë ditës së sotme ka mbyllur supermarketet Vero Taftalixhe dhe Viva Fresh në Butel të Shkupit. Ky vendim është marrë sepse supermarkete në fjalë nuk kanë respektuar “Çmimin e garantuar”, që ka hyrë në fuqi prej disa ditësh për të mbrojtur konsumatorët.
“NUK KA KOMPROMIS PËR PRAKTIKAT E PADREJTA TË TREGTISË! QYTETARËT NË REND TË PARË!”- shkruan ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në rrjetet sociale.