“Nuk është Goni nga Tropoja, as aktakuza e Lanës”/ Rama për “McGonigal: E kam takuar në Shqipëri dhe New York, por nuk ka akuza ndaj meje

Kryeministri Edi Rama, në mocionin me debat të kërkuar nga opozita për çështjen “McGonigal”, ka përmendur të gjitha rastet (14) kur emri i tij përmendet në aktakuzën amerikane për ish-shefin e FBI-së, duke dhënë një shpjegim për secilin rast.

Rama pranoi se të gjitha takimet në Shqipëri dhe New York midis tij, McGonigal  duke përfshirë dhe persona të tretë, janë të vërteta. Por, tha kryeministri, nuk ka asnjë akuzë në asnjë prej këtyre rasteve.

“Aktakuza nuk thotë asgjë as për mua, as për qeverinë, as për shtetin shqiptar”, u shpreh Rama në Kuvend, ndërkohë që deputetët e opozitës e kundërshtonin gjatë gjithë kohës, duke folur nga vendi.

Si e paloska Amerikën një Goni nga Tropoja. Është aktakuza amerikane, jo e Lanës

Në mars 2018, ka qenë një takim me meje dhe McGonigal dhe kompanisë më të madhe ligjore e auditimit, ku është krimi këtu?

Rasti tjetër: Takimi bashkë me një politikan kosovar/ Nuk e di kush është politikani kosovar, por unë jam takuar. Bëhet fjalë për takim. Çfarë ka këtu. Ku është krimi? Te fantazia juaj

Në janar 2018, takimi në Shqipëri: Po e kam takuar, ka ardhur në Shqipëri dhe e kam takuar.

Të gjitha këto kanë ndodhur. Asgjë e hatashme, asgjë e qortueshme, as ka ndodhur dhe as shkruhet në aktakuzë. Aktakuza nuk thotë asgjë as për mua, as për qeverinë, as për shtetin shqiptar”.

Në fund të shpjegimit të tij, Rama iu rikthye akuzave për opozitës, duke i quajtur “gënjeshtar me bisht lidhur bisht pas bishti deri te bishti i kaltër i lirisë”.

Ju presim në 14 maj për të na mundur më keq se këto vite, iu drejtuar kryeministri deputetëve të opozitës, në fund të fjalës së tij, që u shoqërua me duartrokitje nga socialistët. Menjëherë më pas, kryeministri u largua nga salla e Kuvendit.

 

 

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme