Nuk është humbje kur mbetesh pa postë, por kur mbetesh pa fytyrë!

Almakos: Koment

Partitë shqiptare dhe shqiptarët kanë protestua përpara godinës së qeverisë, përpara parlamentit, përpara selive partiake, përpara gjykatave…, por kurrë nuk ka ndodhur absurdi dhe turpi që bënë disa aktivistët të Lëvizjes Besa, disa nga ata që e përkrahin ish kryetarin e kësaj partie, Bilall Kasamin: të protestojnë përpara ordinancës së deputetit të partisë së tyre, me kërkesë që ai ta dorëzojë mandatin!? Me çka doli që deputet bëhesh me vota, e mandatin ta marrin me protesta.

Protestuesit shqiptarë kanë ngritur zërin edhe kundër të zgjedhurve shqiptarë, si me 09 maj të vitit 2016, por kurrë nuk ka ndodhur ky akt i turpshëm, që aktivistët e një partie të protestojnë kundër bashkëpartiakëve të vet. Turp që u takon atyre që nuk e kanë kuptuar se njeriu mund të humb post e privilegje, e prapë të jetojë me dinjitet, por kur mbetet pa fytyrë, kur vepron sipas mendësisë që pas meje le te shkatërrohet bota, atëherë ai ka problem me të keqen në vetvete, e jo me atë te të tjerët.

Dhe protestuesit shqiptarë kanë protestuar kundër institucioneve që kanë shpërndarë antishqiptari, por kurrë nuk ka ndodhur që të protestojnë kundër një botuesi shqiptarë, i cili gjithmonë ka qenë në njëfarë mënyre si ministri e kulturës për shqiptarë e Maqedonisë. Por ja edhe kjo çudi ndodhi: mbështetësit e ish kryetarit të Lëvizjes Besa, të Bilall Kasamit, dolën me parulla edhe kundër Adnan Ismailit, njeriut të cilit deri dje i përkuleshin dhe që i ndihmoi të bëheshin atë që janë sot. Pra dolën të njollosin e të shantazhojnë deputetin e vet si dhe Adnan Ismailit, njeriut që prej moti i ka ndërtuar përmendore vetvetes nëpërmjet bamirësisë që ka bë për popullin e vet.

Aktivistët partiak kanë ngritur zërin kundër shumë padrejtësive që u juanë bërë shqiptarëve, por për herë të parë ndodhi turpi që aktivistët e një parie – ata të Lëvizjes Besa nga Tetova, që e përkrahin ish kryetarin Bilall Kasamin – të veprojnë sipas mendësisë se çdokush që nuk mendon si ata, duhet linçuar.

Pra kemi protestuar e kemi ngrit zërin kundër shumëçka, por kurrë nuk na ka shkuar ndërmend që do përballemi me këtë absurd: që aktivistët e një partie shqiptare, të protestojnë kundër bashkëpartiakëve të tyre. Të duan të njollosin njerëzit të cilëve deri dje ua lëpinin dorën. Dhe duke qenë kështu atyre që sot protestuan përpara ordinancës së deputetit, duhet thënë: nuk treguat asgjë për deputetin Kahrimani dhe për Adnan Ismailin, por i thatë të gjitha që nuk i dinim për ju. Dhe ne të Almakosit publikisht u jemi mirënjohës që u demaskuat, ngaqë do mund edhe tutje të besonim se keni frik nga Zoti dhe turp nga ata që deri dje ju i quanit miq! Dhe ne të Almakosit e dimë se ju që sot protestuat, do na pyetni sa na kanë paguar për këtë koment, ngaqë ju edhe nuk besoni se diçka mund të bëhet shkaku i bindjeve dhe idealit! Ja po ua themi: aq saç vlen veprimtaria kombëtare e atyre që ju sot donit t’i njollosni!/Almakos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme