Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq ka thënë se kjo listë nuk e ka prioritet që të hyjë në Qeverinë e re të Kosovës dhe sipas tij “veçanërisht jo në kushtet dhe atmosferën në të cilën nuk pranohet vullneti i popullit serb në Kosovë”.
Këto komente ai i bëri gjatë një takimi me David Kostelancik, drejtor i Shërbimit për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Jevtiq theksoi se përgjegjësia më e madhe për krizën e mundshme institucionale, nëse me ndonjë rast shkel Kushtetutën e Kosovës në lidhje me procedurat zgjedhore të Qeverisë së re, do të jetë për ata që do ta formojnë atë Qeveri, e jo Listën Serbe.