Një person derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij mënyrë të rrezikshme në rrugën “Wesli Klark” në Prizren, dyshohet se nuk i ka dhënë përparësi kalimi këmbësorit në kalimin për këmbësorë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Viktima dërgohet në QKUK për tretman mjekësor në gjendje të rëndë, ku me 19.04.2017 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK, shkruan arbresh.info.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në autopsi në mjekësinë ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit arrestohet dhe dërgohet në qendrën e ndalimit me urdhër të prokurorit kujdestar./Arbresh.info.