“Nuk jam me asnjërin”, Alizoti: Faji i Berishës që la institucionet e PD të dobëta, demokratët të reagojnë për krizën

“Nuk jam as me Bashën dhe as me Berishën”, ky ka qenë qëndrimi i deputetit Tomor Alizoti, në një intervistë të dhënë për gazetarin e ABC Juxhin Mustafaraj.

Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, ditën e sotme, u raportua se Alizoti kishte një debat me kreun e kësaj partie, Lulzim Basha, ku i ka kërkuar që të zgjidhet kriza e brendshme, që nga largimi i Sali Berishë nga grupi parlamentar.

Ndërkohë Alizoti, mbrëmjen e sotme ka thënë për ABC se nuk është i pozicionuar as në krahun e Lulzim Bashës pro as në krahun e Sali Berishës, duke i bërë të dy fajtor të krizës në PD.

“Jo nuk kam pasur presione. Është baza ekselente, me të ndershmit. Janë njerëzit më të sinqertë. Aseti i PD është Baza. Kam pasur dilemën time dhe lufta e brendshme është më e rrezikshmja dhe nuk kama dashur. Por kriza duhet marrë seriozisht. Shkaktarët duhet të japin zgjidhjeve krizës. Nuk jam palë e asnjërit. Aseti i demokratëve të jetë i unifikuar. Nëse nuk bashkohet nuk ka shans të vijë në pushtet. Se po nuk erdhën në pushtet kthehet në fondacion. Të diskutojmë për krizën se nuk flasim dot me komisionet pa folur për krizën.” tha Alizoti.

Ndërkohë për sa i përket mbledhjes së Kuvendit Kombëtar që pretendohet të ndërmerret si akt nga Sali Berisha, Alizoti nuk ka pasur një qëndrim. Ai është shprehur se asnjë palë nuk duhet të bëjë presion ndaj demokratëve.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme