Nuk ka inspektor që ia ndal punën Isa Mustafës, ndërton banesat edhe natën

Ndërtimi në komplekseve banesore në Prishtinë po bëhet edhe natën dhe pa asnjë pengesë nga inspektorët e punës, madje bëhet fjalë për pronën e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, transmeton Gazeta Metro.


Lexues të Gazeta Metro e kanë dërguar një video në Redaksi ku kanë thënë se puna nuk po ndalet as natën nga kompanitë ndërtuese dhe janë në hall të madh me zhurmën që po krijojnë kamionët dhe rrëmuja e shkaktuar nga  punëtorët tek shtëpia e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa.

Banorët e lagjes po ankohen nga zhurma dhe tollovia që po krijojnë makineritë punues gjatë natës së diele, ata kanë thënë se thirrjeve të tyre nuk ju është përgjigjur as Komuna e Prishtinës gjatë natë së sotme.

Tek ‘Xhamia e Llapit’ siç njihet në Prishtinë, Isa Mustafa ka marrë leje nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti për të ndërtuar banesa në pronën e tij.

“Ju informojmë se pronarët Nexhmije Reçica, Naser Prapashtica, Isa Mustafa, Enver Beha, Miradije Hoti dhe Mustafë Mustafa nga Prishtina, me investitor ‘G-Goat Group’ Sh.p.k. me seli në Prishtinë, i janë nënshtruar procedurës për caktimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e ndërtesës shumë-banesore me afarizëm”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.

Vet Mustafa ishte ai që dha lajmin se ka rrënuar shtëpinë dhe do të ndërton banesa për të dhe familjen e tij pas lejes së lëshuar nga Komuna e Prishtinës.

Kujtojmë se në vendet e rajonit ndalohen punimet e vrazhda (si ajo e ndërtimit) gjatë orëve të vona të natës, kjo për shkak të rrezikshmërisë dhe pasigurisë që mund të jetë për punëtorët.

Kurse në Kosovë, në Ligjin e Punës thuhet se puna gjatë natës ka rrezikshmëri dhe lejohet vetëm për persona të caktuar, varësisht prej moshës ose statusit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme