Nuk ka qetësi mes Turqisë dhe Greqisë, kësaj rradhe përplasen keq për hoxhallarët

Turqia i ka bërë thirrje Greqisë që të “rishqyrtojë” një dispozitë të votuar përmes parlamentit muajin e kaluar që përcakton se udhëheqësit fetarë muslimanë (muftitë) në rajonin kufitar grek të Trakës Perëndimore, duhet të dalin në pension në moshën 67 vjeçare, shkruan gazeta greke Kathimerini.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Hami Aksoy akuzoi Athinën të hënën për përpjekjen për të hequr statusin autonom të zyrës së muftinisë.

“Të afërmit tanë në Trakën Perëndimore janë të shqetësuar rreth projektligjit që synon të heqë statusin autonom të zyrës së muftinisë që u caktua nga marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Aksoy.

“Ne presim që ky amendament, që i shërben nevojave fetare të pakicave, të rishqyrtohet në përputhje me reagimet dhe kërkesat e minoriteteve,” shtoi ai.

Muftitë janë ekspertë ligjorë myslimanë të cilët janë të autorizuar të japin vendime mbi çështjet fetare.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Qipron, Jane Holl Lute, do të takojë të martën ministrin e jashtëm Nikos Kotzias në Athinë, kur po intensifikohen përpjekjet për të rinisur bisedimet për ribashkimin e ishullit.

Vizita e Lutit vjen në mes të thirrjeve të perseritura në kryeqytetet evropiane për rinisjen e procesit që u shemb vitin e kaluar.

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas tha të hënën se kursi i pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, varet nga zgjidhja e problemit të Qipros.

Duke folur me gazetarët pas takimit me homologun e tij qipriot Nikos Kristodoulides, Maas tha se është në anën e Ankarasë të vendosë se çfarë do të jetë marrëdhënia e saj me BE.

Turqia, tha ai, duhet të përmbushë të gjitha angazhimet e veta ndaj BE dhe Qipros dhe të punojë drejt zgjidhjes së ndarjes së ishullit.

Christodoulides gjithashtu do të mbërrijë në Athinë të mërkurën për bisedime me Kotzias. Përgatiti SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme