Në 24 orët e fundit, në vend u regjistruan 16 zjarre, nga të cilat dy janë ende nën kontroll, ndërsa 14 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm, nuk kishte zjarre aktive.
Në 24 orët e fundit, zjarrfikësit kanë shuar zjarre në komunat e Shkupit Saraj, Butel dhe Ilinden, si dhe në Veles, Negotinë, Strugë, Ohër, Vallandovë, Strumicë, Krivogashtan dhe Krushevë.
The post Nuk ka zjarre aktive në Maqedoni të Veriut appeared first on Alsat.



