Një tjetër episod i serisë “Rama kundër Ramës” rikthen në vëmendje deklaratat e Edi Ramës gjatë kohës kur ishte në opozitë, kur premtonte se nuk kishte në vizionin e tij “një Shqipëri hajdutësh” dhe akuzonte qeverinë e asaj kohe për korrupsion dhe keqqeverisje.
Sot, pas më shumë se një dekade në pushtet, një pjesë e kabinetit të tij qeveritar është përballur me hetime apo procese para organeve të drejtësisë, ndërsa opozita e përdor këtë si argument për të evidentuar kontrastin mes retorikës së dikurshme dhe kritikave që drejtohen ndaj qeverisë aktuale.
The post “Nuk kam në vizionin tim një Shqipëri hajdutësh”/ Kontrasti i Ramës nga opozita në qeveri, sot kabineti i tij para drejtësisë me akuza për korrupsion (VIDEO) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



