“Nuk kemi parë dhunë nga njerëzit në PD”; “I tmerruar u futa nën tryezë”; “Vuaj nga zemra”, të arrestuar në selinë blu, zbardhen dëshmitë e 10 të akuzuarve

Zbardhen dëshmitë e 10 personave të arrestuar pas protestës së 8 janarit, të cilët kanë qenë në selinë e PD. Bëhet fjalë për Armando Alldervishin, Oltion Zenelaj, Albi Petin, Arian Mezinin, Stivi Lukun, Orian Metën, Vendim Demajn, Sokol Ndreun, Afrim Dedën, Adrian Myrton dhe Ylli Gosturani. Për Adrian Myrton, raport shërbimi i zbardhur nga “BalkaNWeb” tregon që ka hedhur bidonë uji me protestuesit e jashtëm, por nuk ka dëshmi, ndërkohë të tjerët, kanë dhënë afërsisht të njëjtën dëshmi për qëndrimin e tyre në seli, personat me të cilët kanë qenë të shoqëruar dhe kanë mohuar se ka pasur dhunë nga njerëzit brenda PD-së, por kanë deklaruar se ka pasur goditje e sulm nga jashtë.


Armando Alldervishi

I pyetur si deklarues ai shpjegon që ka qenë brenda selisë së PD-së dhe që ka qenë sulmuar nga jashtë, por nuk ka kryer veprime të dhunshme.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të mbrojtësit Eridi Sherifi, ai pretendon që nuk kishte marrë pjesë në veprime të kundërligjshme.

Sipas raportit të shërbimit, Armando Alldervishi dyshohet që ka qenë në katin e dytë të selisë së PD-së dhe ka hedhur bidona plastike me ujë mbi protestuesit.

Oltion Zenelaj

I pyetur si deklarues ai shpjegon që ka qenë brenda selisë së PD-së dhe që kanë qenë sulmuar nga jashtë, por nuk ka kryer veprime të dhunshme. I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të mbrojtësit, ai pretendon që nuk kishte marrë pjesë në veprime të kundërligjshme.

Sipas raportit të shërbimit Zenelaj ka qenë në katin e dytë të selisë së PD-së.

Albi Peti

I pyetur si deklarues ai shpjegon që ka qenë brenda selisë së PD-së me kërkesë të sekretarit organizativ të PD-së; më 11:15 kanë qenë sulmuar nga jashtë, kanë parë njerëz që po hipnin në katin e dytë, të tjerë qëllonin me gurë ballinën e katit të dytë. Kur ka dalë disa orë më vonë për të lëvizur makinën në oborrin e PD-së është shoqëruar nga forcat policore. Mohon që të ketë kryer veprime të dhunshme ai vetë ose të tjerë, as të ketë përdorur gaz lotsjellës ose spërkatës.

I pyetur në prani të avokatit ai pretendon që nuk kishte marrë pjesë në veprime të kundërligjshme. Sipas raportit, Albi Peti ka qenë në katin e dytë të selisë së PD-së.

Arian Mezini

I pyetur si deklarues ai shpjegon që jeton me prindërit, punon magazinier në një biznes privat, është anëtar i PD, dega 2 Tiranë. Ka qenë në godinën e PD-së, salla e mbledhjes në pritje të nisjes së mbledhjes kur befas kanë ndjerë gurë që vinin nga jashtë, i tmerruar është futur nën tryezë. Në sallë nisi të vinte era gaz, por ai nuk guxonte të lëvizte sepse kishte frikë, dëgjonte thyerjen e xhamave. Ka dalë në korridor kur ka dëgjuar që kishte ardhur policia. Deklaron që nga selia e PD-së nuk ka pasur goditje me gurë ose sende të forta. I pyetur në prani të avokatit, ai pretendon që nuk kishte marrë pjesë në veprime të kundërligjshme. Sipas raportit, Arjan Mezini ka qenë në selinë e PD-së.

Stivi Luku

I pyetur si deklarues ai shpjegon që ka ardhur në selinë e PD më 08:30, me Luan Hotin dhe Orion Metën. Ka qenë në godinën e PD-së, në pritje të nisjes së mbledhjes kur kanë dëgjuar zhurma që vinin nga jashtë. Ka zbritur dhe ka parë që hyrja kryesore po sulmohej nga jashtë, është ngjitur në katin e dytë dhe ka ndenjur me Luan Hotin dhe Ervin Salianjin, Grida Dumën e të tjerë. Mohon që të ketë parë dhunë nga njerëzit në PD, por di që ka pasur goditje nga jashtë.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të mbrojtësit Indrit Sefa, ai pretendon që nuk kishte marrë pjesë në veprime të kundërligjshme.

Sipas një raporti shërbimi, Stivi Luku ka qenë në selinë e PD-së me disa të tjerë.

Orian Meta

I pyetur si deklarues ai shpjegon që ka ardhur në selinë e PD më 08:30, me Luan Hotin dhe Stivi Lukun. Ka qenë në godinën e PD-së, në pritje të nisjes së mbledhjes kur kanë dëgjuar zhurma që vinin nga jashtë. Ka zbritur dhe ka parë që hyrja kryesore po sulmohej nga jashtë. Është ngjitur në katin e dytë dhe ka ndenjur me të tjerët. Mohon që të ketë parë dhunë nga njerëzit në PD, por di që ka pasur goditje nga jashtë.

I pyetur në prani të mbrojtësit Indrit Sefa, ai pretendon që nuk kishte marrë pjesë në veprime të kundërligjshme.

Sipas raportit të shërbimit, Meta ka qenë në selinë e PD-së me disa të tjerë. Mendohet që mund të jetë përfshirë në veprime të dhunshme, por asgjë me vlerë për hetimin.

Vendim Demaj

I pyetur si deklarues ai shpjegon që ka ardhur në selinë e PD-së më 08:30, ka qenë në godinën e PD-së në pritje të nisjes së mbledhjes kur kanë dëgjuar zhurma që vinin nga jashtë. Ka zbritur dhe ka parë që hyrja kryesore po sulmohej nga jashtë, është ngjitur në katin e dytë dhe ka ndenjur me të tjerët. Mohon që të ketë parë dhunë nga njerëzit në PD, por di që ka pasur goditje nga jashtë.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, pa prani të mbrojtësit, ai pretendon që nuk kishte marrë pjesë në veprime të kundërligjshme, kundërshton ndalimin dhe thotë që vetëm është përpjekur të mbrohet nga sulmi duke u fshehur.

Sokol Ndreu

I pyetur si deklarues ai shpjegon që bashkë me Vendim Demaj e Afrim Deda ka ardhur në selinë e PD më 08:30, ka qenë në godinën e PD-së, në pritje të nisjes së mbledhjes kur kanë zhurma që vinin nga jashtë. Ka zbritur dhe ka parë që hyrja kryesore po sulmohej nga jashtë, është ngjitur në katin e dytë dhe ka ndenjur me të tjerët. Mohon që të ketë parë dhunë nga njerëzit në PD, por di që ka pasur goditje nga jashtë.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, pa prani të mbrojtësit, ai pretendon që nuk kishte marrë pjesë në veprime të kundërligjshme, kundërshton ndalimin dhe thotë që vetëm është përpjekur të mbrohet nga sulmi duke u fshehur. Pretendon që është i sëmurë me zemër dhe nuk është konfliktuar me njeri.

Afrim Deda

I pyetur si deklarues ai shpjegon që bashkë me Vendim Demaj dhe Sokol Ndreu ka ardhur në selinë e PD më 08:30, ka qenë në godinën e PD-së, në pritje të nisjes së mbledhjes kur kanë dëgjuar zhurma që vinin nga jashtë. Ka zbritur dhe ka parë që hyrja kryesore po sulmohej nga jashtë, është ngjitur në katin e dytë dhe ka ndenjur me të tjerët. Mohon që të ketë parë dhunë nga njerëzit në PD, por di që ka pasur goditje nga jashtë.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, pa prani të mbrojtësit, ai pretendon që nuk kishte marrë pjesë në veprime të kundërligjshme, kundërshton ndalimin dhe thotë që vetëm është përpjekur të mbrohet nga sulmi duke u fshehur. Pretendon që nuk i njeh fare lëndët plasëse dhe nuk është konfliktuar me njeri.

Adrian Myrto

Raport shërbimi që tregon që ka hedhur bidona uji me protestuesit e jashtëm.

Ylli Gosturani

Deklaron që nuk ka lidhje me protestën e jashtme sepse ka qenë brenda dhe nuk është përfshirë në protestë dhe përleshje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme