Nuk mbaron me Tonalin, Newcastle transferon yllin e Milanit për 70 milionë euro

Newcastle përsëri për shopping në Milano.

Sandro Tonali bëri bujë të madhe në verën e vitit 2023, kur nga Milani u transferua te Newcastle për rreth 70 milionë euro.

Duket se historia do të përsëritet edhe verën e ardhshme, pasiqë klubi anglez synon t’ia rrëmbejë Milanit edhe një tjetër yll.

Sipas raportimeve të fundit, Newcastle është e interesuar për transferimin e Tijjani Reijnders.

Reijnders po shkëlqen këtë sezon me Rosonerët duke realizuar 11 gola dhe 3 asistime në 34 ndeshje të luajtura.

Falë paraqitjeve mbreslënëse, disa gjigantë europian synojnë afrimin e holandezit, ndërsa drejtuesit e Newcastle janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për kartonin e tij.

Mbetet ta shohim nëse Milani do të tundohet nga oferta e Newcastle në verë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme