Rasmus Hojlund pritet të rikthehet në Serie A.
Sulmuesi danez, Rasmus Hojlund bëri bujë të madhe kur nga Atalanta u transferua te Manchester United për 75 milionë euro.
Por Hojlund nuk ka arritur të bind me paraqitjet e tij në Old Trafford dhe këtë sezon në 11 ndeshje ka realizuar vetëm 2 gola.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan synon ta rikthejë Hojlund në Serie A verën e ardhshme.
Rosonerët pritet të transferojnë një bomber të ri dhe do të tentojnë huazimin e danezit me opsion blerjeje.