Nuk tregonte që kishte HIV para se të bënte seks, infektoi 30 gra me virusin fatal

Një italian është dënuar me 24 vjet burg pasi qëllimisht ka infektuar 30 gra me virusin HIV, transmeton Gazeta Metro.

Valentino Talluto ka kryer marrëdhënie seksuale pa përdorur mbrojtje me 53 gra të ndryshme, pasi ishte diagnostifikuar me HIV me 2006.

Italiani që punonte si kontabilist organizoi takime me gra të ndryshme përmes internetit, por asnjëherë nuk u tregoi atyre që ai është me HIV, për të kryer më vonë marrëdhënie seksuale me to.

Mbrojta e Tallutos tha në Gjykatë që veprimet e tij ishin të këqija por të paqëllimshme. Megjithatë, vajzave të cilat i kërkuan atij që të përdor prezervativ për seks, ai u thoshte që ishte alegjik në prezervativ.

Si pasojë e veprimeve të tij, edhe katër njerëz të tjerë u infektuan me HIV, tre burra dhe një foshnje, pasi femrat që bënë seks me to patën kontakte edhe me persona të tjerë duke shpërndarë virusin.

33 vjeçari u dënua me 24 vjet burg dhe gjykata bëri 10 orë derisa mori vendimin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme