Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Janë zbardhur emrat e pesë të arrestuarve në Kapshticë, mes të cilëve katër janë punonjës policisë në këtë pikë kufitare, pasi nuk ushtruan kontroll në një mjek ku po transportoheshin 6 kilogramë heroinë e ndarë në pako.


Sipas AMP, në pranga kanë rënë shtatasit:

1.Valmir Balliu banues ne Verdove, Pogradec, shoferi i mjeteti ku u kap droga

2.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice

3.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice

4.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice

5.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice

Nga hetimet, u arrit të dokumentohej me prova përfshirja e punonjësve të policisë në trafikun e lëndës narkotike, të cilët me mosveprime dhe në shkelje të ligjit nuk kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me drejtues Valmir Balliun, ku ishte e fshehur heroina.

Gjithashtu, janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.

Njoftimi i AMP

AMP arreston 4 punonjës policie dhe një shtetas në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë të dyshuar për shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës policie dhe një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Të arrestuar:

1.Valmir Balliu banues ne Verdove, Pogradec (Shtetas)

2.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice

3.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice

4.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice

5.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice

Në vijim të hetimeve dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrit të dokumentohej me prova përfshirja e punonjësve të policisë në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike, të cilët me mosveprime dhe në shkelje të ligjit nuk kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me drejtues shtetasin V. B., ku ishte e fshehur një sasi e dyshuar lëndë narkotike “Heroinë”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme