“Nuk vjen nga një aristokraci financiare”- Artur Zheji komenton skandalin me drejtorin e Tatimeve: SPAK duhet ta hetojë!

Analisti Artur Zheji ka komentuar në News24 skandalin e publikuar në media, me pasurinë e dyshimtë të Drejtorit të Tatim Taksave, Ceno Klosi, i cili rezulton të jetë edhe ‘fajdexhi” edhe me biznes në Londër.

Pasuria e Ceno Klosit, sipas Artur Zhejit duhet të hetohet nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), pasi sipas tij materialet e publikuar në media, janë sinjale investigative.

Për Zhejin pasuria e Drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi krijon dyshime, pasi ky i fundit nuk vjen nga një “aristokraci financiare”.

“SPAK sinjalizimin e mediave kur ka materiale investigative, duhet të verifikojë. Media drejton gishtin, bashkon disa të dhëna që dalin, por pastaj është SPAK që i qep këto të dhëna në një ekuacion i cili në bazë të provës përcakton nëse është një ekuacion korruptiv apo është një ekuacion jokorruptiv.

zheji-1-770x403

Të gjitha këto elementë që u dhanë tani duket se kemi të bëjmë me një njeri i cili duhet të tatojë njerëzit, të mbledhë lekët për llogari të shtetit, dhe si duket i teprojnë lekë dhe të ketë shumë të tjera mbase jo të justifikuara.

Këta njerëz nuk vijnë nga një aristokraci financiale e caktuar dhe tani u jepet kjo detyrë. E gjitha është një lëndë e parë për SPAK. Ky është presioni real që i bëhet SPAK, jo ta paragjykosh si çerdhe keriminelësh.

Janë indicie investigative. Në qoftë se SPAK anashkalon investigimin e mediave dhe denoncimet që bëjnë opinionistët, kuptohet që shpresa venitet, SPAK mbetet një shpresë dhe jo një realitet”- deklaroi analisti Artur Zheji.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme