Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, ka paralajmëruar se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë për Ukrainën.
Ajo tha se tani për amerikanët prioritet janë negociatat për paqe në Ukrainë.
“Ne nuk do të vazhdojmë më të shkruajmë çeke të bardhë për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe reale dhe të qëndrueshme”, tha Leavitt.
Më herët, “The Washington Post“, raportoi se administrata Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndalimit të dërgesave të ndihmave ushtarake në vazhdim për Ukrainën, që vlerësohen në miliarda dollarë.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Ukraina nuk kanë arritur gjuhën e përbashkët rreth mineraleve të rralla ukrainase, të cilat i dëshiron me këmbëngulje administrata Trump.