Numërimi i votava në KQZ: Vetëvendosje mbi 200 mijë vota

Është duke vazhduar numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me mbi 200 mijë votave, apo më saktë me 200374 vota.

Pas Vetëvendosjes së Albin Kurtit radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës. me 194778 vota.

Në rend të tretë, është PDK-ja e Kadri Veselit me 164930 vota.

Në vend të katërt është koalicioni AAK-PSD që ka marrë 90280 vota.

Deri tani janë numëruar 97,80% e votave. Në këto numërime nuk përfshihen votat me kusht dhe votat me postë, si dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në rast se mbeten k[to përqindje, atëherë del se Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme