Numërimi i votave në Shkodër, PD-ASHM kryeson me rreth 1 mijë vota ndaj PS! PSD forcë e tretë

Në qarkun e Shkodër janë numëruar 96 kuti nga 405 që janë në total, ku sipas rezultateve kryeson Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.


skodra 96

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e para me 9,104 vota, duke përfaqësuar 40.7% të votave të numëruara deri më tani.

E dyta renditet Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila ka siguruar 7,865 vota ose 35.2%.

Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Socialdemokrate, e cila ka grumbulluar 4,265 vota ose 19.1% të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje

  • Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 9,104 vota – 40.7%
  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 4,265 vota – 19.1%
  • Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 320 vota – 1.4%
  • Lëvizja Bashkë – 93 vota – 0.4%
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 22 vota – 0.1%
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 7 vota – 0.0%
  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 7,865 vota – 35.2%
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 365 vota – 1.6%
  • Partia Mundësia – 264 vota – 1.2%
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 29 vota – 0.1%
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 21 vota – 0.1%

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme