Numrat e PAN-it: 39 (PDK/AAK/Nisma) +10 (serbët) +10 (minoritetet tjera) +4 (AKR) = 63

Të hënën, Ramush Haradinaj do të shkojë te presidenti Hashim Thaçi me garancion se i ka numrat për formimin e qeverisë.

Burime te lajmi.net bëjnë të ditur se seanca konstituive do të mbahet të premten e 28 korrikut, ndërkaq të martën e 1 gushtit pritet të hidhet në votim qeveria e re në krye me Ramush Haradinaj.

“Të premten e 28 korrikut pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të verifikohen mandatet e deputetëve e më pas, të martën pasuese pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe qeveria”, kanë thënë burime të lajmi.net brenda koalicionit PAN.

Po ashtu sipas këtyre burimeve, tashmë koalicioni PAN i ka siguruar 63 deputetë dhe se bisedimet kanë filluar rreth programit qeveritar dhe ndarjes së resorëve.

“Janë 63 deputetë, 39 nga PAN, 10 serbë dhe 10 të komuniteteve tjera, si dhe 4 deputetë nga AKR-ja. Gjithsej pra janë 63 deputetë që do të votojnë për qeverinë e re. Po ashtu, 63 numra janë edhe për kryetarin e Kuvendit”, kanë thënë këto burime.

Afrimi i AKR-së së Pacollit me PAN-in ka nisur gjatë vikendit, derisa kanë mbetur edhe disa çështje relativisht të vogla deri te pajtimi i plotë, thonë tutje këto burime për lajmi.net.

Megjithatë, lajmi.net nuk ka mundur të marrë përgjigje zyrtare as nga PAN-i e as nga AKR lidhur me “koalicionin” e ri.

Të hënën presidenti Thaçi i ka ftuar në takim konsultativ të gjitha partitë që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Nga ky takim pritet të caktohet edhe data e mbajtjes së seancës konstituive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme