Numri dy i Qeverisë do nga shteti dëmshpërblim për vuajtjet nga proceset gjyqësore

Ai dhe mbrojtja ende nuk kanë vendosur për shumën sepse aktgjykimi nuk është i formës së prerë.

Prokuroria ende nuk ka vendosur nëse do të ankohet në aktgjykimin lirues për Fatmir Limajn dhe të tjerët. Kjo sepse EULEX-i thotë se ende nuk ka marrë aktgjykimin me shkrim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Pas kësaj, Prokuroria ka 15 ditë afat të ankohet në Gjykatë të Apelit. Mbrojtja e zëvendëskryeministrit Limaj thotë se edhe nëse Prokuroria do të ankohet, Gjykata e Apelit nuk ka bazë të vazhdojë tutje me këtë rast. Ish-ministri i Transportit dhe 4 persona tjerë u shpallën të pafajshëm nga Gjykata javën e kaluar për akuza të krimit të organizuar dhe keqpërdorimit të detyrës.

Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, ka edhe një rast tjetër, me të cilin është duke u ballafaquar për krime lufte, i njohur si rasti i Bellanicës.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme