Numri i grave të dhunuara seksualisht është i lartë, vetëm 2 për qind e tyre denoncojnë rastet

Gazetar: Avni Tahiri

Për një vit në qendrën e rehabilitimit në Shkup, janë paraqitur mbi 50 gra të dhunuara seksualisht, ndërsa shumica kanë qenë të mitura. Të dhënat u publikuan nga Rrjeti kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

“Dhuna seksuale është njëra nder format më pak të paraqiturat në vendin tonë. Shërbimet që ekzistojnë janë vetëm tre qendra ku u ofrohet ndihma e parë viktimave të dhunës seksuale por për fat të keq për këto gjashtë vite që janë formuar këto qendra ka treguar se jo vetëm se viktimat nuk e dinë që këto qendra ekzistojnë por edhe institucionet nuk i shfrytëzojnë mjaftueshëm”, deklaroi Elena Dimushevska –rrjeti kundër dhunës ndaj grave.

Në vend janë tre qendra për viktimat e dhunës seksuale dhe atë në Kumanovë, Tetovë dhe Shkup.

“Vetë procedura se viktima është e detyruar që menjëherë të paraqes dhunën në institucione është në kundërshtim me të gjitha standardet dhe këtu Grevio komiteti shpreh shqetësim dhe për këtë jemi sot këtu që të rregullojmë ku të gjitha shërbimet që i ofrojnë këto qendra do t’i mundësojnë viktimës pasi të mblidhen prova do t’i lihet kohë që kur do ta paraqesë vetë rastin në polici, apo prokurori”, u shpreh Neda Çalovska Dimovska – Eksperte.

Sipas rrjetit kundër dhunës ndaj grave, në vendin tonë, vetëm dy për qind e grave të dhunuara seksualisht, denoncojnë rastet në organet shtetërore. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme