Në fillim të vitit shkollor 2024/2025, në shkollat e rregullta fillore në vend kishte 180.627 nxënës, që paraqet një rënie prej 0,8 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikave , edhe këtë vit ka një rënie prej 0.2 për qind të numrit të nxënësve të shkollave të mesme në krahasim me vitin paraprak shkollor. Në fillim të vitit 2024/2025 në shkollat e mesme kishte 67 143 nxënës.
Në shkollat fillore në fillim të vitit 2024/2025 kanë qenë gjithsej 180.627 nxënës, ndërsa vitin e kaluar shkollor kanë qenë 182.124 nxënës.
Ndryshe nga numri i nxënësve në shkollat fillore, ka një rritje te mësimdhënësit. Vitin e kaluar shkollor kanë qenë 18831 mësues, ndërsa këtë vit numri ka shkuar në 19447.
Në shkollat e mesme ka një rënie minimale të numrit të nxënësve. Në vitin 2023/2024 kanë qenë gjithsej 67.278 studentë, ndërsa këtë vit 67.143. Tek mësuesit, nga ana tjetër, ka një rritje. Në vitin 2023/2024 ishin 7051, ndërsa këtë vit shkollor numri u rrit në 7084.